Presidentja sllovake: E zhgënjyer që nuk u arrit konsensus për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ – Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputov ka reaguar lidhur me shtyrjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Caputova shprehet e zhgënjyer pasi u arrit një konsensus mbi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Jam e zhgënjyer të shoh se nuk arritëm konsensus mbi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, u shpreh Caputova.

Ajo gjithashtu deklaron se ne duhet të mbështesim reformat dhe jo të zbehim shpresat.

“Ne kemi nevojë t’i inkurajojmë dhe mbështesim reformat dhe jo të zbehim shpresat”, deklaron Presidentja e Sllovakisë. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.