Rudina Hajdari: Ju siguroj se jam në krye të Grupit Demokrat

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ – Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas lajmit për shkarkimin e saj si kryetare e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Hajdari njofton se vazhdon të jetë në krye të grupit parlamentar të PD, pavarësisht lajmit të shkarkimit të saj dhe zëvendësimit me Korab Litën, i cili njoftoi më herët sot se ishte zgjedhur kryetar i grupit parlamentar demokrat.

“Ju siguroj se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi të enjten”, – shprehet Hajdari.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.