TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Në njësinë administrative Proptisht në Pogradec, ka nisur prej ditësh puna për pastrimin e kanaleve kulluese.
Duke folur për këto ndërhyrje, kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli u shpreh se “puna do të shtrihet në çdo fshat ditë pas dite nga punëtorët e mirëmbajtjes”.
Ai siguroi se të tjera ndërhyrje dhe investime do të kryhen edhe në këtë njësi, kjo pasi të kemi miratuar buxhetin e ri të bashkisë.
Bashkia Pogradec po ndërhyn me prioritet për pastrimin e kanaleve kulluese në gjithë territorin e saj, si masë për evitimin e përmbytjeve në prag të nisjes së sezonit të shirave.
/m.m/ /a.g/