Spiropali viziton familjet e dëmtuar nga tërmeti në Ndroq: Shumë shpejt do t’i ktheheni normalitetit

TIRANË, 27 shtator /ATSH – I. Vata/- “Shumë shpejt familjarët e dëmtuar nga tërmeti do t’i kthehen normalitetit”, tha sot zëdhënësja e Qeverisë, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndërsa ka zhvilluar një vizitë më banorët e dëmtuar nga tërmeti në Ndroq.

“Në Ndroq, bashkë me Lunën, drejtoreshën e Shërbimit Social Shtetëror, dhe Xhavitin, administratorin e zonës, vizituam familjet Mancaku dhe Xhaferri”, shprehet Spiropali.

Po ashtu, ministrja Spiropali thekson se banorët e dëmtuar nga tërmeti do t’i kthehen normalitetit.

“Shumë shpejt përditshmëria e Lusjanës (nxënëse e ekselencës), dhe familjarëve të tjerë do kthehet në normalitet, falë punës fantastike të ekipit të terrenit, që do finalizohet me banesa të ndërtuara nga fillimi”, tha ajo. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.