Prezenca e OSBE-së në Shqipëri trajnon 28 të rinj në lidhje me të drejtat e njeriut në shoqëritë demokratike

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Në këto ditë vjeshte po organizohet në Voskopojë “Akademia e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve”. Ky aktivitet organizohet nga Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut (GSHDNJ) në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

Ky aktivitet zhvillohet çdo vit me synim fitimin e njohurive në lidhje me të drejtat e njeriut në shoqërinë demokratike.

“Prezenca edhe sivjet ka kënaqësinë të mbështesë 28 të rinj e të reja, të përzgjedhur prej 70 aplikantëve, në këtë veprimtari ku fitohen njohuri dhe mbahen diskutime aktive në lidhje me të drejtat e njeriut në shoqërinë demokratike, si dhe mbi rolin që të rinjtë mund të luajnë për respektimin dhe përparimin e tyre”, – njofton Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.