BRUKSEL – Juncker: Largimi i Londrës moment tragjik për Europën

BRUKSEL, 22 shtator /ATSH-AFP/ – Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian më 31 tetor është një moment tragjik për Europën, deklaroi presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në një intervistë të botuar sot nga e përditshmja spanjolle ”El Pais”.

Kreu i ekzekutivit europian, i cili do të heqë dorë nga posti i tij më 31 tetor, argumenton se Brexit “shkon kundër ndjenjës së historisë dhe shpirtit të Churchill-it, i cili në kohën e tij u përgjërua për Shtetet e Bashkuara të Europës”.

“Unë besoj se kemi ende mundësinë e arritjes së një marrëveshje me Londrën”, thekson  Juncker, i cili e konsideron si “konstruktiv dhe pjesërisht pozitiv” takimin e tij, të hënën e kaluar në Luksemburg, me kryeministrin britanik, Boris Johnson./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.