Lekdushk-Bënçë-Tepelenë, investimi me impakt në zonat rurale

TIRANË, 16 shtator /ATSH/- Lekdushk-Bënçë-Tepelenë, është një tjetër rrugë e rëndësishme ku po fokusohet investimi i projektit të qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore “Për rrugët lokale dhe urbane”.

Zona e Tepelenës, Bënçës dhe Lekdushk ndonëse paraqet potenciale të larta natyrore, historike dhe kulturore, është pak e eksploruar në aspektin turistik, për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme.

Ky projekt synon të përmirësojë jetën e qytetarëve në zonat rurale, afrimin e tyre me tregjet dhe qendrat urbane si dhe të rivitalizojë impaktin turistik.

Sipas relacionit që shoqëron këtë projekt, rikonstruktimi i rrugës parashikon të zgjasë 12 muaj në segmentin Bënçë-Lekdushk. Kjo rrugë shtrihet në zonën jugperëndimore të vendit në zonën e Kurveleshit në Vlorë. Investim i ri parashikon ndërtimin e strukturave të reja, zgjerimin e rrugës në 6,5 metra, asfaltimin, instalimin dhe sinjalizimin vertikal dhe horizontal të saj.

Rruga e re do të rrisë sigurinë, shpejtësinë dhe do të shtojë qarkullimin e mjeteve. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.