ANKARA – Turqia dhe SHBA-ja vazhdojnë misionet patrulluese në zonën e sigurt në veri të Sirisë

ANKARA, 12 shtator /ATSH-AA/ – Forcat e armatosura turke dhe amerikane kanë filluar fluturimin e tyre të katërt të planifikuar me helikopter në zonën e sigurt në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë.

Dy helikopterë turq dhe dy helikopterë amerikanë u ngritën nga Akçakale në Sanliurfa, në juglindje të Turqisë, ku forcat e armatosura të dy vendeve kanë një qendër të përbashkët të operacioneve.

Forcat e armatosura të të dy vendeve më parë kanë kryer tre misione të përbashkëta me helikopter dhe një patrullim tokësor.

Më 7 gusht, zyrtarët ushtarakë turq dhe ata amerikanë ranë dakord të krijojnë një zonë të sigurt në veri të Sirisë dhe një korridor “të paqes” për të lehtësuar lëvizjen e sirianëve të zhvendosur që duan të kthehen në shtëpitë e tyre. Ata po ashtu ranë dakord të krijojnë një qendër të përbashkët të operacioneve. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.