FOTO/ 1 milion turistë u pritën në Morinë nga 10 të rinj të “Smile Albania 2”

TIRANË, 11 shtator /ATSH – I. Vata/ – Në pikën kufitare të Morinit nga 10 qershori deri më 10 shtator, kanë kaluar 1 milion turistë që janë pritur nga 10 të rinj të “Smile Albania 2”.

“Për 60 ditë, 10 të rinj të përfshirë në projektin “Smile Albania 2” të Ministrisë së Turizmit e Mjedisit zbatuar nga AKZM, AdZM, punuan në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinit”, shprehet kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Gjici shton se ata pritën me buzëqeshje dhe informacion për destinacionet turistike, historinë, traditat, vlerat natyrore, turistët e huaj që vizituan vendin tonë dhe çekuan në Shqipëri përmes kësaj Pike Kalimi Kufitar.

“Nga periudha 10 qershor deri më 10 shtator, të këtij viti, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë kanë kaluar mbi një milion vizitorë”, thekson ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.