11 Shtatori, Basha: Pranë SHBA-së në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë

TIRANË, 11 shtator /ATSH – I. Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përkujtoi sot përvjetorin e ngjarjeve të 11 Shtatorit në SHBA ku humbën jetën 3000 burra dhe gra, si dhe konfirmoi vendosmërinë për të qëndruar në krah të Amerikës dhe në luftë kundër terrorizmit.

“Sot, ndërsa bota kujton 3000 burra dhe gra që humbën jetën në sulmet terroriste të 11 Shtatorit, duke përfshirë edhe bashkëqytetarët tanë, ne rinovojmë vendosmërinë tonë për të qëndruar pranë SHBA në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë”, shprehet kryetari i PD-së Basha. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.