INDONEZI -Xhakarta jo më kryeqytet, zhvendosja do të kushtojë mbi 32 miliardë dollarë

XHAKARTA, 27 gusht /ATSH-AA/- Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo sot njoftoi se kryeqyteti i vendit do të zhvendoset në provincën Kalimantani Lindor në ishullin Borneo.

Më parë, zyrtarët qeveritarë kanë vizituar dhe zhvilluar ekzaminim të plotë për qendrën e re.

“Kryeqyteti i ri ka rreziqe të kufizuara nga tërmetet, vullkanet, cunami, përmbytjet, erozionet e tokës dhe zjarret e pyjeve”, tha Widodo në pallatin e shtetit në Xhakartë.

“Kryeqyteti i ri është afër qyteteve të zhvilluara si Balikpapan dhe Samarinda”, shtoi ai.

Zhvendosja pritet të kushtojë 466 trilionë rupiah (32.79 miliardë dollarë) nga të cilat shteti do të financojë 19 për qind ndërsa pjesa tjetër nga partneriteti publiko-privat dhe investimet private.

Presidenti indonezian para Parlamentit do të paraqesë projektligjin, rezultatet e studimit të fizibilitetit, për të marrë miratimin për zhvendosjen e kryeqytetit.

Xhakarta është një nga qytetet më të populluara në botë, ku banojnë më shumë se 10 milionë njerëz. Qyteti është i ekspozuar nga përmbytjet dhe shembjet e tokës, të shkaktuara nga miliona banorë që përdorin ujërat nëntokësore.  /os/j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.