FRANCË – Trump: Merkel, një grua e shkëlqyer

BIARITZ, 26 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi kancelaren gjermane Angela Merkel ndërsa të dy u takuan gjatë zhvillimeve të samitit të G7, në Biarritz, Francë.

“Ajo është një grua shkëlqyese dhe e kupton saktësisht se ku qëndron gjithçka. Ajo di më shumë se  shumë persona të tjerë”, theksoi Trump.

E pyetur nga gazetarët nëse ishte i shqetësuar se e vetmja udhëheqëse grua e pranishme në G7 mund të largohej shpejt nga detyra, Trump tha se nuk do të ishte befasi nëse Merkel do të kishte qëndruar më gjatë seç pritej.

”Samiti i ardhshëm i G7, do të zhvillohet me siguri në Miami”, theksoi presidenti amerikan, Trump,në  konferencën e shtypit me kancelaren gjermane Angela Merkel.  /os/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.