TIRANË, 20 gusht /ATSH/- Plani i masave në luftën kundër informalitetit ka gjetur mbështetje të plotë jo vetëm nga biznesi i ndershëm që kërkon të zhvillohet në kushtet e konkurrencës së ndershme, por edhe nga masa e madhe e qytetarëve.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa nga rezultatet konkrete të denoncimeve të qytetarëve dhe shprehet se “kjo është vetëm një zonë në luftën e përbashkët kundër informalitetit.
Dhe më e mira e kësaj pune është se goditen abuzuesit dhe zbulohen edhe inspektorët abuzues, që bëjnë raporte fiktive nga kafenetë, për rryshfet a për dembelizëm – “Një gur që vret dy zogj”. Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Store”, citohet Rama.
/e.xh/