TIRANË, 17 gusht/ATSH /Temperaturat e larta nuk i kanë penguar punonjësit e ndërmarrjes së gjelbërim-pastrimit të bashkisë së Tiranës që të ndërmarrin një aksion të gjerë pastrimi në të gjithë kryeqytetin.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se kolegët kujdesen çdo natë që Tirana të zgjohet e pastër që në orët e para të mëngjesit. Ai ka publikuar një sërë fotosh me pamje nga rrugët kryesore të kryeqytetit. Sipas tij, punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar në çdo lagje të kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash me qëllim sensibilizimin e qytetarëve dhe edukimin e tyre mbi hedhjen apo menaxhimin e plehrave. z.tosku/