Sezoni turistik i sigurt, 2009 inspektime nga ISHSH në korrik 2019

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), ka zhvilluar inspektime në bregdet nga veriu në jug për të garantuar një sezon turistik të sigurt.

Gjatë muajit korrik janë kryer në bregdet 2009 inspektime, ku 297 janë ri-inspektime dhe janë ndërmarrë 29 masa administrative. Gjatë këtyre inspektime janë bërë 148 paralajmërime për mbyllje aktiviteti dhe janë marrë 3 vendime për mbyllje provizore.

ISHSH ka si mision garantimin dhe respektimin e kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik si dhe është përgjegjëse për të gjitha funksionet e inspektimit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, me përjashtim të inspektimit të veprimtarive në fushën farmaceutike. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.