POLONI – Kryeparlamentari kërkon falje për abuzimet me avionët zyrtarë

VARSHAVË, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Kryetari konservator i parlamentit polak,  Marek Kuchcinski kërkoi sot falje për udhëtimet e shumta, disa prej të cilave me familjen e tij, në bordin e avionëve qeveritarë, një çështje që mund të prekë partinë e tij disa muaj para zgjedhjeve legjislative.

Sipas dokumenteve të paraqitura nga opozita dhe media, Kuchcinski, 63vjeç, funksionari i dytë më i lartë shtetëror, sipas Kushtetutës, ka përdorur helikopterët dhe avionët ushtarakë 100 herë këto vitet e fundit.

Në 23 raste ai ka qenë i shoqëruar nga familja e tij.

Ai drejton Dhomën e Ulët të parlamentit që prej vitit 2015 dhe erdhi në pushtet nga konservatorët nacionalistë të partisë ”Ligj dhe Drejtësi”, ku ai është një anëtar i rëndësishëm.

Ai është bashkëpunëtor i afërt i presidentit të partisë Jaroslaw Kaczynski./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.