POLONI – Morawiecki: Kryengritja e Varshavës u bë për vlerat universale

VARSHAVË, 1 gusht /ATSH-PAP/ – Me rastin e 75-vjetorit të shpërthimit të kryengritjes së Varshavës, në vitin 1944, kundër okupatorëve gjermanë në Poloni, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki bëri homazhe gjatë një ceremonie përkujtimore të mbajtur në Varshavë.

Morawiecki tha se luftëtarët në kryengritjen e Varshavës udhëhoqën panteonin e të gjithë heronjve tanë dhe ne polakët u detyrohemi atyre jo vetëm kujtesën, por edhe mirënjohjen”.

”Kryengritja e Varshavës u bë për vlerat universale”, theksoi ai.

“Në atë kohë ata mbronin njerëzimin, dhe jo vetëm për mbijetesën, nderin dhe të ardhmen e kombit, pasi luftuan për parime elementare, vlera si dhe për dashurinë për atdheun, besnikërinë dhe të vërtetën”, shtoi kryeministri.

Sipas Morawieckit “nuk do të kishte një Poloni të lirë pa luftë kundër bishës gjermane, një bishë që i vuri zjarrin Varshavës dhe Polonisë”./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.