TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, nis sot zyrtarisht mandatin e tij të parë në krye të kësaj bashkie.
Ditën e sotme u bë konstituimi i këshillit bashkiak të Kolonjës dhe betimi i kryetarit të ri të bashkisë, Erion Isai.
E pranishme në konstituimin e këshillit bashkiak ishte edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse Qeverisë, Elisa Spiropali.
“Nën hijen e fotove të hijshme dhe të shkuara të Dhimitër Vangjelit, bëmë konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak të Kolonjës për të ardhmen po aq të hijshme. Forca Erion, Kolonja e meriton”, tha Spiropali./m.m/