BM – Sturgeon: Johnson kërkon një Brexit pa marrëveshje

EDINBURG, 29 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon akuzoi kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson, i cili ishte për vizitë zyrtare në Skoci, se kërkon një Brexit pa marrëveshje, ndërkohë që kjo perspektivë po përçan Britaninë e Madhe.

“Pas bisedimeve të mia me Boris Johnson (…). Mendoj se ai kërkon një Brexit pa marrëveshje”, theksoi Sturgeon, rajoni i të cilës votoi për të ndenjur në Bashkimin Europian gjatë referendumit të vitit 2016.

Boris Johnson tha se kërkon të rinegociojë marrëveshjen e Brexit, që Bashkimi Europian e ka përjashtuar. Nëse ai dështon, ai theksoi se vendi i tij do të dalë nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.