GJERMANI – Berlini i bashkohet koalicionit britanik në Gji

BERLIN, 26 korrik /ATSH-AA/ – Gjermania planifikon të bashkohet me koalicionin ndërkombëtar të propozuar nga Britania e Madhe për të mbrojtur anijet tregtare që lundrojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Mediet lokale raportuan se ministri i punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka njoftuar Komitetin e Çështjeve të Jashtme të parlamentit dhe qeveria do të sjellë mocion në parlament ku do të kërkojë autorizimin për vendosjen e mundshme.

Britania e Madhe bëri thirrje për një mision detar të udhëhequr nga Europa për të siguruar kalimin e sigurt në Gji, pas konfiskimit të tankerit britanik javën e kaluar nga Irani.

SHBA gjithashtu më herët njoftoi plane për një koalicion ushtarak ndërkombëtar për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve në Gji dhe Jemen.

Tensionet me Iranin muajin e kaluar u përshkallëzuan pasi dy tankera u sulmuan në Ngushticën e Hormuzit. SHBA e konsiderojnë Iranin përgjegjës për sulmet, një akuzë e mohuar nga Teherani.

Disa ditë më vonë, Irani rrëzoi një dron amerikan duke pretenduar se ka shkelur hapësirën ajrore të Iranit, por SHBA-të thanë se droni ishte mbi ujërat ndërkombëtare./  /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.