KINË – Ish-presidenti i Xinjiang shpallet fajtor për korrupsion

PEKIN, 25 korrik /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti i Xinjiang, rajon i paqëndrueshëm në veri-perëndim të Kinës i vendosur nën monitorim të rreptë të forcave policore, u shpall sot fajtor në një proces për korrupsion pasi ka pranuar 10 milionë euro ryshfete, njoftoi gjykata.

Nur Bekri, 57 vjeç, për gati shtatë vite (2008-2014) drejtoi këtë territor të gjerë gjysmëshketëtirë, në kufi me Afganistanin dhe Pakistanin.

Deri në një milion persona mendohet të jenë ndaluar në qendra riedukimi, sipas organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Pekini përgënjeshtron këtë shifër dhe konfirmon se bëhet fjalë për qendra të trajnimit profesional kundër radikalizmit islamik./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.