Operacioni kundër informalitetit, mbështetje konkurrencës së ndershme në transportin rrugor

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Në kuadër të operacionit kundër informalitetit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është angazhuar në goditjen e paligjshmërisë dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme.

Grupet e Taskforcës së Transportit Rrugor po vijojnë inspektimet në mbështetje të konkurrencës së ndershme.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë deri tani janë kryer 11 Akte Konstatimi për “Taksi pa Licencë”, të cilat do të delegohen në” Komisionin Administrativ të Masave”, deri në pezullimin e Lejes së Qarkullimit.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.