SIRI – Turqia dërgon përforcime ushtarake në Idlib

BEIRUT, 9 korrik /ATSH-ANSA/ – Turqia dërgoi në veriperëndim të Sirisë përforcime ushtarake në drejtim të pozicioneve turke në rajonin e Idlinit, sipas gazetarëve në terren.

Kjo zonë i nënshtrohet prej më shumë se dy muaj sulmeve ajrore ruse dhe të qeverisë së Damaskut dhe përpjekjeve të forcave qeveritare që të çajnë linjën mbrojtëse të krijuar nga grupet e armatosura antiqeveritare.

Në fund të muajit përfaqësuesit politikë dhe ushtarakë të Turqisë, Rusisë dhe Iranit parashikojnë të takohen, sikurse ndodh vazhdimisht që prej janarit 2017, për të biseduar për situatën në Siri. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.