Rajoni i Tiranës me prodhimtarinë bujqësore më të lartë në vend

TIRANË, 8 korrik /ATSH/- Rajoni i Tiranës renditet në listën e rajoneve më prodhimtare të vendit, edhe pse kryesimin në këtë drejtim e mbajnë Fieri dhe Korça.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, rezulton se në rajonin e Tiranës prodhohen 46 mijë e 474 ton drithëra.

Ndërsa prodhimi i perimeve kap shifrat e 127 mijë e 176 ton, për të vijuar me prodhimin e patateve në sasinë 13 mijë e 174 ton në vit e fasule 3 mijë 173 ton.

Tirana, rajoni qendror i vendit, për vetë klimën dhe bimësinë e favorshme, shënon  prodhim të lartë edhe në bimët mjeksore, foragjere.

Në fund të vitit të kaluar Rajoni i Tiranës, prodhoi mbi 90 ton bimë medicinale dhe 550 mijë e 572 ton foragjere.

Shifrat e mësipërme i përkasin prodhimit të vitit 2018, vit në të cilin rajoni i Tiranës zuri vendin e dytë në rang kombëtar sa i përket sasisë së perimeve të prodhuara. e.xh//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.