KIEV – Zelensky: Takim me Putinin për paqen në lindje të Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi sot një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin për të zhvilluar bisedime paqeje në Minsk.

“A kemi nevojë të flasim? Le të flasim!”, thotë Zelensky në një postim video drejtuar sot Putinit në YouTube, ndërkohë që Zelensky pret sot në Kiev kryezyrtarët e Bashkimit Europian.

Zelensky kërkon që në këto bisedime të jenë edhe liderët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Bjellorusisë.

“Tragjedia në lindje të Ukrainës vazhdon me pasoja shkatërrimtare njerëzore për banorët lokalë, të zënë në kurth nga lufta e rusëve”, tha shefi i Këshillit Europian, Donald Tusk gjatë fundjavës, në një vizitë me Zelensky në rajonin e përfshirë nga lufta, Lugansk.

Rreth 13 000 persona kanë vdekur deri tani nga ky konflikt, sipas OKB.

Rusia ka mohuar përfshirjen direkte në këtë konflikt./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.