Rritja ekonomike vijon të mbështetet nga konsumi dhe investimet

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ – Rritja ekonomike vijon të mbështetet nga konsumi dhe investimet, ndërkohë që deficiti i shkëmbimeve tregtare me jashtë është zgjeruar dhe politika fiskale vijon të ruajë një kah konsolidues.

Kështu deklaroi sot, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën për shtyp mbi treguesit ekonomikë, ku ndër të tjera theksoi se, “në tërësi, rritja ekonomike e vitit 2019 pritet të jetë më e ngadaltë se ajo e një viti më parë, duke pasqyruar goditjen e ofertës që vjen nga rënia e prodhimit të energjisë elektrike.”

Sipas të dhënave të INSTAT-it, tha ai, aktiviteti ekonomik në vend u rrit me 2,2% në tremujorin e parë të vitit. Ngadalësimi i ritmit të rritjes erdhi kryesisht si pasojë e tkurrjes së prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike. Të dhënat e tërthorta të disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të ngjashme dhe në tremujorin e dytë. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.