Kajmaku: Bashkisë Vorë do ti sjellim rilindjen urbane

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Agim Kajmaku kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Vorë u shpreh se “Partia Socialiste, është një forcë e madhe, që na bashkon të gjithëve brenda saj”.

Kajmaku tha se “kërkoj mbështetjen e banorëve të Vorës që të dalin të gjithë të votojnë në 30 qershor, pasi vota është e drejtë civile e çdo qytetari. Ne do ti sjellim kësaj bashkie Rilindjen Urbane, dhe për banorët e kësaj zone do të ofroj të gjitha shërbimet e munguara pasi është e pafalshme mungesa e ujit të pijshëm në vendin e 7 liqeneve, si dhe mungesa e rrugëve në udhëkryqin mes veriut dhe jugut, lindjes dhe perëndimit”.

Kandidati për kryetar bashkie në Vorë falenderoi Partisë Socialiste dhe Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen për kandidimin e tij në krye të kësaj bashkie.

Kajmaku premtoi se “do të jem një kryetar bashkie model për banorët e Vorës, ai model që Partia Socialiste e Shqipërisë dhe vetë Kryeministri Edi Rama ka krijuar”. /m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.