FOTO/ Nis në Berat Atelieja e Restaurimit 2019, në fokus objektet e kultit

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ – Nisi ditën e djeshme Atelieja e Restaurimit 2019: “Konservimi i pikturës murale në kishën e Shën Kostandinit dhe Helenës, Berat, Shqipëri”.

Kjo atelie do të zgjasë 2 javë dhe do të zhvillohet në datat 24 qershor – 5 korrik.

Dita e parë e këtij trajnimi u zhvillua në kishën e “Shën Kostandinit dhe Helenës”, në Lagjen Kala, Berat. Kjo kishë mirëpriti 11 pjesëmarrësit nga Shqipëria, Kosova dhe Spanja në Atelienë e Restaurimit.

Pjesëmarrësit gjatë këtyre ditëve do shkëmbejnë eksperienca dhe do specializohen në njohje e vlerave të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, materiale e shpirtërore.

Të pranishëm në hapjen e kampit ishin Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani dhe Drejtori i DRKK-Berat Eugen Kallfani. /a.a/ /a.g/

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.