TIRANË, 21 qershor/ATSH/- Qindra banorë të Zvirinës në Korçë kremtuan festën e “Shën Triadhës”, e konsideruar si një mundësi e shtuar për turizëm në këtë fshat të bekuar nga natyra dhe me njerëz punëtorë.
Një festë e vjetër po aq sa edhe fshati, është kthyer në një traditë të përvitshme.
Kulinaria, prodhimet më të njohura bio, tradita fetare dhe historia e Zvirinës, pjesë e programit “100 fshatra”, u promovuan më së miri për vizitorët përgjatë dy ditëve festive me panaire, koncerte dhe aktivitete në natyrë.
Futja e këtij fshati në programin “100 fshatrat” do ta kthejë Zvirinën në një pikë të rëndësishme për turizmin. /k.s/