SHBA – FED mban të pandryshuara normat e interesit

UASHINGTON, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Banka qendrore amerikane (FED) la sot të pandryshuara normat e interesit, por paralajmëroi se po tregohej vigjilente, për të mbështetur ekonominë nëse shfaqej në horizont një formë ngadalësimi.

Në një vendim që nuk ishte unanim, dhe ndërkohë që presidenti Donald Trump ushtroi presion për një ulje të normës, Fed ruajti të pandryshuara midis normave 2,25% dhe 2,50%.

Duke anashkaluar qëndrimin e saj të matur, kundrejt një rregullimi të ardhshëm të normës së interesit, Komiteti Monetar vuri theksin në përkeqësimin e “pasigurive” ekonomike dhe do të veprojë si duhet për të mbështetur rritjen ekonomike, duke sugjeruar që ajo është e gatshme të zbutë politikën e saj monetare në të ardhmen.//v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.