PARIS – Kramp-Karrenbauer: Franca dhe Gjermani qasje të kundërta për postet europiane

PARIS, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Ka një qasje të ndryshme në aspektin e organizimit mes Parisit dhe Berlinit, gjë që po i pengon për momentin të bien dakort në lidhje me liderët e rinj të institucioneve europiane, u shpreh sot pasuesja e paramenduar e kancelares, Angela Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK).

‘’Ne kemi qasje të kundërta në planit e sistemit, dhe shpresoj që ta zgjidhim sa më shpejt këtë situatë’’, deklaroi AKK-ja për median në Paris, gjatë një ceremonie të dorëzimit të çmimit europiani(ja) e vitit nga revista ‘’Politika Ndërkombëtare’’.

Në prag të samitit europian, ku do të përcaktohen emërimet për postet kyçe të qeverisjes së BE-së, unë dhe kancelarja vijojmë të mbështesim parimin e ‘’Spitzenkandidat’’, sipas së cilit personi i cili ka qenë lideri i një force politike gjatë fushatës në zgjedhjet europiane është natyrisht kandidati pretendent për postin e udhëheqësit europian./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.