TIRANË, 16 qershor /ATSH/ – Ndërhyrjet në sistemin e ujitjes dhe kullimit do të ndikojnë në rritjen e prodhimit bujqësor, por edhe do të reduktojnë rrezikun nga përmbytjet, ndaj bashkia e Roskovecit është fokusuar me të gjitha mjetet tek këto investime.
Bashkia po punon për t’i ardhur në ndihmë fermerëve lidhur me pastrimin e kanaleve vaditës në të gjithë territorin e saj.
Ka përfunduar rehabilitimi i kanalit vaditës , Arapaj – Suk 1, në të gjithë gjatësinë e tij prej 1.4 km. Puna po vazhdon me rehabilitimin e kanaleve vaditës dytësor në fshatin Suk 1.
Angazhimi dhe puna do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të kanaleve vaditëse në të gjithë territorin e bashkisë Roskovec , duke garantuar siguri dhe cilësi të prodhimeve bujqësore dhe investimeve të fermerëve. /a.a/ /a.g/