Kurbin, punësohet pasi aplikon tek Zyra e Punës

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ – Rudina pas aplikimit pranë Zyrës Vendore të Punësimit në Kurbin u punësua pranë një subjekti.

Menjëherë sapo u paraqit rasti, Zyra e Punës kontaktoi me një subjekt për të parë vendet e lira të punës dhe pas përgjigjes pozitive u arrit marrëveshja e ndërmjetësimit dhe sot Rudina punon si përfaqësuese shërbimesh biznesi/reklamë në subjektin i cili ushtron veprimtarinë si shkollë e drejtimit të automjeteve.

Rudina, si çdo i ri pas përpjekjeve individuale për të gjetur punë, iu drejtua Zyrës së Punësimit Kurbin, me besimin se do të ishte rruga e duhur që do e dërgonte drejt një punësimi të suksesshëm.

Falë bashkëpunimit me një subjekt, Rudina arriti të punësohej si përfaqësuese shërbimesh biznesi/reklamë në këtë kompani.

Modernizmi i Zyrave të Punës ka mundësuar shërbim më të mirë për qytetarët. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.