TIRANË, 8 qershor /ATSH/- Kapsolla dhe fishekzjarre janë hedhur drejt Kuvendit ndërsa protesta e opozitës është zhvendosur aty pas thirrjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Policia e gjendur nën kapsolla e fishekzjarrë ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Në thirrjet e saj, policia përmes megafonit i ka kërkuar Lulzim Bashës të ndalë sulmin.
“Zoti Lulzim Basha tërhiq protestuesit. Po rrezikohet jeta e punonjësve të Policisë” – është dëgjuar apeli i forcave të rendit.
Edhe pas hedhjes së gazit lotsjellës, persona me maska kane hedhur sërish fishekzjarre e lëndë të tjera piroteknike drejt Kuvendit, ku qëndron edhe kordoni i policisë. e.xh//j.p/