FUTBOLL – Spanja dhe Portugalia kandidaturë të përbashkët për Botërorin 2030

MADRID, 8 qershor /ATSH-AA/ – Spanja dhe Portugalia janë duke konsideruar një kandidim të përbashkët për Kampionatin Botëror në futboll që do të luhet në vitin 2030.

Federatat e të dyja vendeve lëshuan një deklaratë në të cilën thuhet se “do të fillojmë një proces të plotë të analizimit të mundësisë së parashtrimit të një oferte të përbashkët”.

Edhe Maroku ishte përfshirë më herët në bisedime rreth një oferte për përbashkët me Spanjën dhe Portugalinë, megjithatë ky vend nuk u përmend në deklaratën e federatave të lartpërmendura.

Federatat në deklaratën e lëshuar nënvizojnë se qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë do të luajnë një rol kyç në kandidimin e mundshëm.

Nga kandidatët tjerë për organizimin e Botërorit 2030 janë Britania e Madhe së bashku me Republikën e Irlandës dhe një koalicion i vendeve të Amerikës së Jugut, Argjentinës, Uruguait, Paraguait dhe Kilit.

Organizatori i ngjarjes më të madhe të futbollit do të shpallet në Kongresin e FIFA-s, i cili do të mbahet në Katar gjatë Botërorit 2022.

Kujtojmë se Kampionati Botëror 2026 do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.