FRANCË – Trump: Veteranët e D-Day krenaria e kombit tonë

NORMANDI, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot se veteranët, pjesëmarrës në Zbarkimin në Normandi ishin krenaria e SHBA-së, gjatë një ceremonie të mbajtur në Collevile-sur-mer (veri-perëndim të Francës) me rastin e 75- vjetorit të zbarkimit të trupave aleate, më 6 qershor 1944.

‘’Ju renditeni në mesin e amerikanëve më të rëndësishëm që kanë jetuar deri më tani. Ju jeni krenaria e kombit. Ju jeni lavdia e Republikës sonë dhe për këtë ju falënderojmë nga thellësia e zemrës’’, deklaroi presidenti amerikan në prani të 60  veteranëve amerikanë, ku pjesa më e madhe e tyre ishin në karrige me rrota./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.