Përgjimet, Mesi: Prokuroria të mbyllë hetimet, t’i çojë para drejtësisë fajtorët

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ – Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi deklaroi sot në mbrëmje se “prokuroria duhet të mbyllë hetimet për dosjet 339 dhe 184, dhe të çojë para Gjykatës fajtorët”.

E ftuar në një studio televizive, Mesi komentoi përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane “Bild”.

“Ky proces duhet të ketë një fund dhe fundi i këtij procesi duhet të jetë që Prokuroria duhet të mbyllë hetimet dhe ta çojnë dosjen me 45, 50, 60 sa persona janë në dosje, t’i çojnë këta persona në Gjykatë. Me qëllim që ky proces të përfundojë një herë e mirë, dhe të mos përdoret politikisht, siç është përdorur sot”, – tha ajo.

Sipas Mesit “të gjithë fajtorët duhet të japin llogari para ligjit”. “Përdoret si top ping-pongu një dosje e tillë, 339, 184. Unë nuk kam një pjesë të kësaj dosje, por nuk mund të aludojmë”, – tha Mesi.

/m.m/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.