Sinjalistika në aksin panoramik Përmet-Çarshovë-Tre Urat, siguri fluksit të turistëve

TIRANË, 30 maj /ATSH/ – Rehabilitimi dhe përforcimi i sinjalistikës në aksin rrugor Përmet-Çarshovë-Tre Urat, është tashmë një mundësi reale për zhvillimin e turizmit në qarqet Gjirokastër, Përmet e më gjerë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës (MIE) bën të ditur se infrastruktura e përmirësuar e ka bërë më të sigurt udhëtimin në këtë rrugë panoramike, e cila frekuentohet nga ka një numër të madh vizitorësh vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Krahas investime publike që ndërmori qeveria, në rehabilitimin e rrugës pas dëmtimeve që pësojë vitin e kaluar si pasojë e rrëshqitjes së tokës në vendin e quajtur kryqi i Çarshovës tani dikasteri i Infrastrukturës po ndërhyn edhe në përforcimin me sinjalistikë, duke përmbushur me të gjitha standardet këtë aks rrugor.

Ndërsa nuk kanë munguar edhe investimet nga institucionet vendore të qarkut Gjirokastër për të realizuar disa projekte të përbashkëta ndërkufitare që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit ndërkufitar, krijimin e shtigjeve dhe vendosjen e teknologjisë në mënyrë që turistët e huaj të cilët vizitojnë këto qarqe të shpenzojnë më shumë ditë qendrimi dhe përballojnë fluksin e vizitorëve.

Aksi rrugor nacional Përmet-Çorovodë-Tre Urat, në qarkun e Gjirokastrës është pikë kalimi për në pikën kufitare me Greqinë, si dhe lidh Përmetin me qarkun e Korçës.

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.