Rekomandimi pozitiv i KE, dëshmi kuptimplotë e realizimit të reformave

TIRANË, 29 maj/ATSH/ – Rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është dëshmi kuptimplotë e reformave të guximshme që ka ndërmarrë vendi ynë.

Kështu shprehet ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse e Qeverisë, Erisa Spiropali.

“Me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, pas dorëzimit të rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, dëshmi kuptimplotë e reformave të guximshme që ka ndërmarrë Shqipëria për vijimësinë e rrugës së panegociueshme europeiste”, shprehet Spiropali.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.