Gjilani memorandum mirëkuptimi me Shell Kosova për përkrahjen e fermerëve

PRISHTINË, 20 maj /ATSH/ – Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nënshkroi sot memorandum mirëkuptimi me përfaqësuesin e kompanisë Shell Kosova, Hamdi Kelmendi, për përkrahje për fermerët e kësaj komune.

Në bazë të këtij memorandumi, Shell Kosova ofron zbritje të çmimit të derivateve të naftës për 5 cent për litër për të gjithë fermerët që janë në regjistrat e Drejtorisë së Bujqësisë.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, kryetari Haziri falenderoi përfaqësuesit e kësaj kompanie, duke thënë se kjo do t’ua lehtësojë punën fermerëve.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shell Kosova, Hamdi Kelmendi, theksoi se kjo kompani po e barazon fermerin kosovar me atë europian sa i përket cilësisë së derivateve. /Kosovapress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.