AUSTRI – Van der Bellen anulon vizitën në Kroaci pas krizës politike

VJENË/SHIBENIK, 20 maj /ATSH-APA/ – Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen ka anuluar udhëtimin e tij në Kroaci pas krizës politike të shkaktuar nga zëvendëskancelari Christian Strache, i cili u përgjua gjatë një takimi të dyshimtë në Ibiza, sipas zyrës së presidentit.

Fillimisht, Van der Bellen duhej të takonte homologët e tij kroatë dhe sllovenë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Borut Pahor, në qytetin bregdetar të Shibenikut për takimin e tyre vjetor tripalësh.

Takimi vjetor që synonte konsolidimin e bashkëpunimit tripalësh ndërmjet Austrisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, krijuar fillimisht në Vjenë në vitin 2014.

Takimi i vitit të kaluar u zhvillua në Goriska Brda, në pjesën perëndimore të Sllovenisë./   /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.