Shqipëria në finalen e Eurovision

TIRANË, 17 maj /ATSH/ – Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës” ia ka dalë që të kalojë në finalen e Eurovision, duke u kualifikuar pas performancës së shkëlqyer në mbrëmjen e dytë të këtij eventi ndërkombëtar të muzikës.

Jonida Maliqi këndoi në shqip këngën përfaqësuese për Shqipërinë para miliona njerëzve.

Bashkë me Shqipërinë, mbrëmjen e sotme në përfundim të votimit u kualifikuan edhe Maqedonia e Veriut, Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si edhe Malta.

Faqja zyrtare e Eurosong e cilësoi zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin të shkëlqyer. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.