“Kujtesë përmes memories dhe dialogut mbi të kaluarën”, ekspozitë tek “Shtëpia me gjethe” 

TIRANË, 17 maj/ATSH – Megi Zonja/ Në kuadër të 18 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Instituti i Studimeve Politike në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Përgjimeve, “Shtëpia me Gjethe” dhe me Ambasadën çeke në Tiranë çelën ekspozitën: “Kujtesë përmes memories dhe dialogut mbi të kaluarën”.

Në aktivitetin që u zhvillua në formë bashkëbisedimi mes të rinjve të gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë, të gjimnazit të Kamzës dhe zv.ambasadores çeke.

“Shtëpia me Gjethe”, e kthyer në muze të memories, projekt i Ministrisë së Kulturës, është dëshmia më therëse e një regjimi që synonte kontrollin total mbi trupat e shpirtrat e njerëzve.

Muzeu është projektuar sipas standardeve europiane nga një grup në përbërje të të cilit edhe ekspertë të huaj dhe me konsulencë ndërkombëtare nga institute dhe muze me tematikë të ngjashme. Ai është i ndarë në 9 sektorë që trajtojnë aspekte të ndryshme të veprimtarisë së kryer në këtë shtëpi që prej ndërtimit të saj në fillim të viteve ’30-të dhe deri në vitin 1991. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.