Këshillat bashkiakë të 30 qershorit, KQZ kthen për plotësim listat e disa partive

TIRANË, 17 maj/ATSH/- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet për caktimin e vendit të numërimit të votave të ZAZ-së nr. 32 dhe 36 të qarkut të Tiranës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Gjatë mbledhjes KQZ vendosi gjithashtu për kthimin për plotësim të listës shumemërore të kandidatëve anëtarë për këshillat bashkiak, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiakë për zgjedhjet e 30 qershorit të disa partive si: të këshillit të bashkisë Tiranë, të Partisë Aleanca Kuq e Zi, të Këshillit të bashkisë Korçë, të Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, të këshillit të bashkisë Kamzë, të Partisë Fryma e Re Demokratike, të këshillit të bashkisë Lezhë, të Partisë Balli Kombëtar, të këshillit të bashkisë Durrës, të Partisë Kristian Demokrate, të këshillit të bashkisë Shkodër, të Partisë Kristian Demokrate, të këshillit të bashkisë Fier, të Partisë Fryma e Re Demokratike, të këshillit bashkiak Elbasan, të Partisë Aleanca Demokratike Shqiptare, të këshillit të bashkisë Shkodër, të Partisë Aleanca Demokratike Shqiptare.

Po ashtu KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillit të bashkisë Durrës, të Partisë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, të këshillit të bashkisë Tiranë, të Partisë së të Drejtave të Mohuara, të këshillit të bashkisë Lezhë, të Partisë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet,  të këshillit të bashkisë Tiranë, të Partisë Balli Kombëtar, të këshillit të bashkisë Vlorë, të Partisë Balli Kombëtar, të këshillit të bashkisë Durrës, të Partisë Bindja Demokratike, të këshillit të bashkisë Elbasan, të Partisë Bindja Demokratike.

Në të njëjtën kohë KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të bashkisë Fier, të Partisë Bindja Demokratike, të këshillit të bashkisë Kamzë, të Partisë Bindja Demokratike, të këshillit të bashkisë Korçë, të Partisë Bindja Demokratike, të Këshillit të bashkisë Lezhë, të Partisë Bindja Demokratike, të këshillit të bashkisë Shkodër, të Partisë Bindja Demokratike, të këshillit të bashkisë Tiranë, të Partisë Bindja Demokratike, të këshillit të bashkisë Tiranë, të Partisë Balli Kombëtar, të këshillit të bashkisë Vlorë, të Partisë Balli Kombëtar./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.