Foto/ Ansambli rus “Jarmarka”, muzikë tradicionale dhe tinguj folklorikë në Korçë

TIRANË, 17 maj /ATSH/ – Muzikë tradicionale ruse, tinguj folklorikë dhe entuziazëm solli mbrëmjen e djeshme ansambli rus “Jarmarka”, në Korçë.

Ansambli muzikor “Jarmarka” (Panairi) nga qyteti i Permit në Rusi solli muzikën dhe shpirtin rus, në një koncert që u mirëprit nga artdashësit korçarë.

Grupi folklorik prej 7 vetash u dhuroi të gjithë dashamirësve të artit rus një mbrëmje të veçantë me këngët dhe vallet më të njohura ruse.

Mbrëmjen e sotme ansambli muzikor “Jarmarka” do të zhvillojë një koncert në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë. /m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.