Zgjedhjet vendore/ KQZ regjistron 12 kandidatë për kryetarë bashkie

TIRANË, 16 maj /ATSH/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi sot regjistrimin në zgjedhjet e 30 qershorit të 12 kandidatëve për kryetar bashkie.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 08 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Fushë-Arrëz, Fran Tuci të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 90 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Konispol, Shuaip Beqiri të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 07 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Pukë, Gjon Gjonaj të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në bashkinë Lezhë, të Eduart Ndocaj të propozuar nga Partia Kombëtare Konservatore Albania, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 09 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Tropojë, z. Rexhë Bylberi të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 66 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Skrapar, Adriatik Mema të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 68 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Maliq, Gëzim Topçiu të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 20  për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Krujë, Artur Bushi të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 63 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Kuçovë, Kreshnik Hajdari të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 18 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia  Bulqizë, Lefter Alla të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 51 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, Bashkia  Gramsh, Klodian Taçe të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së, nr. 64 për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për kryetar, bashkia Berat, Ervin Demo të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.  ​

KQZ gjithashtu në mbledhjen e sotme vendosi “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.26, ZAZ-së Nr.27, ZAZ-së Nr.28, ZAZ-së Nr.29, ZAZ-së Nr.30, ZAZ-së Nr.31, ZAZ-së Nr.34, ZAZ-së Nr.35, ZAZ-së Nr.37, ZAZ-së Nr.38, ZAZ-së Nr.39, ZAZ-së Nr.40, ZAZ-së Nr.41, ZAZ-së Nr.42, ZAZ-së Nr.43, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Gjithashtu KQZ vendosi për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.