ZGJEDHJE PE – Gjermanët i shohin lajmet e rreme si një rrezik

DYSELDORF, 16 maj /ATSH-DPA/ – Shumica e gjermanëve i tremben faktit se zgjedhjet e ardhshme europiane mund të manipulohen nga “fake news”, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Ky sondazh i zhvilluar nga kompania PwC zbuloi se 50% e vlerësojnë këtë rrezik si “të lartë” ndërsa 21% “shumë të lartë”.

Gjermanët shprehin gjithashtu shqetësim mbi mënyrën se si të dallojnë lajmet e rreme, me 44% prej tyre që shprehen se përpiqen t’i dallojnë ato dhe pranojnë se vendimi i tyre në ditën e zgjedhjeve mund të influencohet nga “fake news”.

Gjermanët mendojnë në masën 69% se i takon platformave të medies sociale që të monitorojë dhe fshijë “fake news”, ndonëse 68% mendojnë se qytetarët duhet të informohen më shumë dhe 61% besojnë se media duhet të qartësojë qëndrimet e saj ideologjike. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.