ZGJEDHJE PE – FB bllokon qindra llogari false për influencimin e zgjedhjeve

UASHINGTON, 16 maj /ATSH-DPA/ – “Facebook” ka hequr 265 llogari, faqe dhe grupe nga platformat e veta sociale “Instagram” dhe “Facebook”, duke u shprehur se materiali i publikuar ka qenë një përpjekje për të influencuar zgjedhjet në Afrikë dhe pjesë të tjera të botës.

“Gjithashtu individët pas këtij rrjeti janë përpjekur të fshehin identitetet e tyre, por hetimi jonë zbuloi se disa prej këtyre aktiviteteve ishin të lidhura me një njësi tregtare izraelite, Archimedes Group”, thekson “Facebook”.

“Kjo kompani i ka shkelur vazhdimisht rregullat tona, përfshirë angazhime në sjellje joautentike të koordinuara”, tha “Facebook”, duke shtuar se tani e ka bllokuar kët grup bashkë me degëzimet e tij. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.