VJENË – Juncker i shqetësuar për efikasitetin e institucioneve evropiane nën ndikimin e ekstremistëve

VJENË, 16 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker shprehu shqetësimin e tij nisur nga mundësia për të parë forcat politike ekstremiste, veçanërisht të ekstremit të djathtë, të fitojnë në masë dhe të pengojnë institucionet europiane pas zgjedhjeve të 26 majit.

‘’Nëse forcat e ekstremit të djathtë dhe të ekstremit të majtë kanë shumë ndikim në Parlamentin Europian, atëherë të gjithë debatet do të jenë, ndoshta jo domosdoshmërisht të ndikuara, por tërësisht të influencuara prej tyre’’, u shpreh presidenti në ikje i Komisionit në një intervistë për të përditshmen austriake ‘’Standard’’.

Në këndvështrimin e shefit të ekzekutivit europian nëse Komisioni i ardhshëm do të varet nga votat e ekstremit të djathtë dhe ekstremit të majtë, ai do të jetë i paaftë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.