Turizmi i qëndrueshëm, program i ri investimesh në 4 qytete

TIRANË, 16 maj /ATSH/ – Programi për Zhvillimin e Turizmit në katër komponentët e tij ka si objektiv kryesor të nxisë zhvillimin e turizmit cilësor dhe të qëndrueshëm në zonat Berat, Korçë, Fier dhe Shkodër.

Zbatimi i programit pritet të ketë impakt në nxitjen e turizmit dhe konkurrueshmërisë së vendit, por edhe në rritjen e ekonomive lokale dhe gjenerimin e vendeve të punës.

Pas disa projekteve të suksesshme investimi në fushën e turizmit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të zbatojë një tjetër program të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit të financuar nga Bashkimi Europian dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Turizmi është një burim shumë i rëndësishëm i vendeve të punës dhe gjenerimit të të ardhurave për ekonomitë lokale, por edhe për ekonominë në nivel kombëtar. Investimet në turizëm janë rritur së tepërmi vitet e fundit, çka është reflektuar në një numër të rritur të turistëve çdo vit.

Programi për Zhvillimin e Turizmit që ka një kohëzgjatje prej 4 vitesh (dhjetor 2018 – dhjetor 2023) në katër komponentët e tij ka si objektiv kryesor të nxisë zhvillimin e turizmit cilësor dhe të qëndrueshëm në zonat Berat, Korçë, Fier dhe Shkodër. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.